Rusia bombardon aeroportin më të rëndësishëm në Kiev

Aeroporti Antonov, i pozicionuar në veri të Kievit, është goditur nga bombardimet ruse mëngjesin e kësaj të hëne.

Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

Ende nuk dihet nëse ka të plagosur, por dëmi material është i madh.

Nga na tjetët, Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë goditur katër avionë që i përkisnin forcave ruse në 24 orët e fundit.

SHKARKO APP