Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur
Rusia dhe Ukraina njoftuan këtë të hënë se këmbyen disa qindra të burgosur.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes një komunikate se të dy vendet liruan nga 150 të burgosur të luftës secili.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina arriti të kthejë në shtëpi 189 të burgosur lufte në këtë këmbim të fundit të burgosurish me Rusinë.
Sipas autoriteteve ruse, të burgosurit rusë janë liruar në territorin e Bjellorusisë, prej nga do të transferohen në Rusi.
Në kanalin Telegram, Presidenti Zelensky publikoi fotografi të burgosurve ukrainas, disa prej tyre duke buzëqeshur teksa shpalosnin flamurin ukrainas apo duke e puthur atë.
Rusia dhe Ukraina njoftuan se Emiratet e Bashkuara ndërmjetësuan mes dy palëve.