FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia godet ISIS-in në Siri me raketa me rreze të gjatë veprimi

Rusia ka lëshuar nga një nëndetëse si dhe një anije që shoqëron aeroplanmbajtësen e dislokuar në Detin Mesdhe disa raketa me rreze të gjatë veprimi kundër zonave strategjike të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) pranë Palmirës në Siri, njoftoi sot ushtria ruse.

“Rusia ka kryer katër sulme me raketa Kalibr kundër grupit terrorist të ISIS-it në rajonin e Palmirës. Shënjestrat ishin vendstrehime ku ndodhej material i rëndë dhe një grumbullim i luftëtarëve të ridislokuar nga Raqa”, bëhet e ditur në një deklaratë.

“Të gjitha objektivat u arritën”, shtoi deklarata që saktëson se SHBA, Turqia dhe Izraeli ishin informuar më parë për këto sulme që do të kryheshin nga anija “Amiral Essen” dhe nëndetësja “Krasnodar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov sqaroi për agjencitë ruse të lajmeve që presidenti Vladimir Putin ishte informuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergueï Choïgou për një seri sulmesh me raketa me rreze të gjatë veprimi ‘’Kalibr’’ nga ujërat e Mesdheut kundër zonave strategjike të ISIS-it në territorin sirian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?