Rusia i kërkon OBSH të regjistrojë vaksinën e saj

Rusia ka hyrë në një fazë të re për sa i përket garës të shndërruar në globale tashmë për nxjerrjen e vaksinës kundër virusit vdekjeprurës që ka pushtuar botën.

Përmes një shkrese zyrtare autoritetet ruse i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë regjistrimin e shpejtë të vaksinës së saj të quajtur “Sputnik V”.

Lajmi bëhet i ditur nga Fondi i Investimeve Ruse që financon kërkimin, sipas të cilit regjistrimi i shpejtë e bën vaksinën ruse të disponueshme në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Revista mjekësore “The Lancet”, në një nga artikujt e saj, bëri me dije se vaksina ruse “Sputnik-V” krijoi antitrupa në të gjithë personat që iu nënshtruan fazave të hershme të testimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?