FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia: Keqardhje për dyshimet e SHBA-së rreth paktit bërthamor

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka cilësuar  keqardhje faktin se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vazhdon të dyshojë në marrëveshjen nukleare të vitit 2015, që Irani ka me fuqitë botërore.

“Fatkeqësisht tani partnerët tanë amerikanë e vënë në pikëpyetje këtë marrëveshje”, ka thënë Lavrov gjatë një takimi me disa studentë. “Në administratën e presidentit Trump, ata vazhdojnë t’i cilësojnë këto marrëveshje si të gabueshme, dhe është per keqardhje, që një marrëveshje e tillë e sukseshme të vihet në dyshim”, ka shtuar Lavrov.

Këto deklarata te ministrit Lavrov vijnë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përsëritur edhe një herë se Irani nuk është “duke iu përmbajtur shpirtit” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e cilësuar atë si “marrëveshje të tmerrshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencitë për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, në kuadër të OKB-së dhe SHBA-së, kanë thënë se Irani ka respektuar marrëveshjen. Por liderët amerikanë vazhdojnë ta akuzojnë këtë vend për “shkelje të shpirtit të marrëveshjes”, duke iu referuar lansimit të raketave balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore./Rel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?