Rusia kundërpërgjigjet, i ndalon hyrjen udhëheqësve të BE-së
Rusia kundërpërgjigjet për sanksionet që bota i ka vënë, ku do të zgjerojë listën e saj të figurave të BE-së të cilëve u ndalohet hyrja në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.
“Kufizimet zbatohen për lidershipin më të lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë një numër komisionerësh evropianë dhe drejtues të strukturave ushtarake të BE-së, si dhe shumicën dërrmuese të anëtarëve të Parlamentit Evropian që promovojnë politikat anti-ruse”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.