FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia lëshon një satelit evropian për vëzhgimin e Tokës

Rusia ka lëshuar ditën e djeshme një satelit evropian në kuadër të mbikëqyrjes tokësore, sipas imazheve të publikuara drejtpërdrejt nga faqja e Agjencisë Hapësinore Ruse (Roskosmos). Një raketë “Rockot” që transportonte satelitin ”Sentinelle 5P” u ngrit në orën 09:27 GMT nga kozmodromi i Plessetskut, në veri të Rusisë. “Sateliti, që bën pjesë në programin e vëzhgimit të Tokës, “Copernicus” do të hedhë në hartë çdo ditë të gjithë planetin. Me informacionet që do të marrë do të furnizojnë shërbimin për mbikëqyrjen e atmosferës së “Copernicus”, që ka si funksion vendosjen e parashikimeve të cilësisë së ajrit dhe për të dhënë një ndihmë për vendimin”, sipas një komunikate të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ASE). Për këtë, ”Sentinelle 5P” do të masë në mënyrë të veçantë përqendrimet e grimcave dhe gazit në gjendjen e gjurmëve të tilla si dyoksidi i azotit, ozonit, formaldehidi, dyoksid sulfuri, metan apo monoksid karboni, gazra që ndikojnë në shëndetin dhe klimën tonë. Sateliti do të japë gjithashtu informacione mbi emetimet e qendrave vullkanike, thelbësore për sigurinë e trafikut ajror apo mbi përqendrimet e rrezeve UV të rrezikshme për epidermën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?