Rusia në luftë me SHBA-në, pas sulmeve me raketa dhe armë kimike në Siri?
Kremlini ka dënuar sulmet ajrore amerikane në Siri, si një akt i “agresionit kundër një kombi sovran”. Por a mundet që Rusia dhe SHBA-ja të shkojnë në një luftë? Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, menjëherë pas sulmit të SHBA-së drejt Sirisë, u shpreh se Presidenti Rus beson se sulmet raketore ishin “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe gjithashtu nën një pretekst të shpikur”.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, Peskov deklaroi se: “Ky hap merr dëme të mëdha mes lidhjeve SHBA-Rusi, të cilat janë tashmë në një gjendje të mjerueshme”. Por Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, u shpreh se ai shpreson që “provokimi” të mos çojë në dëmtim të pariparueshëm të lidhjeve Rusi-SHBA.
Edhe pse sulmet ajrore amerikane shënojnë një përshkallëzim të tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-së, nuk ka asnjë shenjë se fuqitë botërore do të shkojnë në luftë me njëra-tjetrën. Donald Trump urdhëroi bombardimin në hakmarrje kundër sulmit me armë kimike në një qytet të Sirisë nga ana e regjimit të Asadit, e cila mbështet nga Rusia.
Por Peskov këmbënguli se qeveria siriane nuk ka asnjë armë kimike dhe se nuk është përgjegjëse për sulmin kimik, i cili vrau të paktën 80 persona të martën. Ministria e jashtme ruse tani është duke bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pretendon se sulmet ishin përgatitur para sulmit kimik.
Megjithatë sulmet e raketave të SHBA-së nuk kanë gjasa për të ndaluar. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Rex Tillerson, pritet të vizitojë Moskën javën e ardhshme, ka zbuluar një politikan rus. Leonid Slutsky, kreu i shtëpisë ruse do të ulet me komitetin e çështjeve ndërkombëtare të parlamentit, ku parashikoi se vizita do të realizohet, pavarësisht sulmeve raketore amerikane.
“Unë nuk mendoj se kjo do të ndikojë në vizitën e Tillerson, ne kemi nevojë për të rivendosur dialogun. Ne duhet ta mirëpresim Tillerson dhe të përpiqemi të flasim me Uashington”,- tha ai gjatë një interviste televizive.
Sulmet ajrore amerikane, të nxitura nga sulmi kimik, sugjerojnë se Trump ka bërë një kthesë në Siri dhe tani favorizon largimin e Asadit nga pushteti. Tillerson ka paralajmëruar se: “Është shumë e rëndësishme që qeveria ruse të konsiderojnë me kujdes mbështetjen e tyre të vazhdueshme për regjimin e Asadit”.
Putin sot u takua me këshillin e sigurimit të vendit ku u diskutua prania e forcave ajrore Ruse në Siri pas sulmeve raketore amerikane. “Takimi ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me pasojat e pashmangshme negative që rrjedhin nga veprimi agresiv në luftën kundër terrorizmit global”.
Të enjten, Trump u shpreh se: “Mendoj se ajo që Assad bëri është e tmerrshme dhe mendoj se ajo që ndodhi në Siri është një nga krimet me të vërtetë skandaloze. Ajo nuk duhet të kishte ndodhur. Ajo nuk duhesh tu lejonte të ndodhte”,- deklaroi Trump.
Por në fillim të fushatës presidenciale, Trump kishte sugjeruar se Assad mund të qëndronte në pushtet, sepse Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndroheshin në mposhtjen e ISIS. Këtë javë, Peskov theksoi bashkëpunimin e fortë mes Rusisë dhe Sirisë, por vuri në dukje se “mbështetja e pakushtëzuar nuk është e mundur në këtë botë”.
Trump ka folur gjatë rreth respektit të tij për Putinin dhe se kishte premtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, pas zgjedhjes së tij. Administrata Trump është akuzuar nga agjencia e inteligjencës amerikane, se kanë lejuar që hakerat rus të ndikonin në fushatën zgjedhore amerikane dhe se ndihmuan Trump të fitonte.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

