Rusia nuk ndalon, bombardon shkollën ku strehoheshin 400 persona

Rusia nuk po ndalon me masakrën që po shkakton në Ukrainë, ku këtë herë forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në Mariupol, ku strehoheshin rreth 400 persona.

Ndërtesa është shkatërruar dhe ka njerëz nën rrënoja, mes të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelensky shprehej se sulmi ndaj Mariupolit është një tmerr që do të mbahet mend për shekuj me radhë.

“T’i bësh diçka të tillë një qyteti paqësor, është një tmerr që do të mbahet mend për shekuj me radhë”.

SHKARKO APP