Rusia paralajmëron mediat amerikane

Rusia paralajmëroi nëntë media të financuara nga qeveria e SHBA se mund të klasifikohen si “agjentë të huaj”; kjo si kundërpërgjigje ndaj një kërkese amerikane që stacioni televiziv RT i mbështetur nga Kremlini të regjistrohet si i tillë në Shtetet e Bashkuara.

Ministria ruse e drejtësisë tha të enjten se kishte njoftuar për këtë Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë, Radio Lirinë si dhe shtatë media rajonale aktive në Rusi.

Dhoma e Ulët e parlamentit rus miratoi të mërkurën ndryshimet për të zgjeruar një ligj të vitit 2012 që vë në shënjestër organizatat joqeveritare, përfshirë mediat e huaja. Një deklaratë si agjent i huaj kërkon që mediat e huaja të deklarojnë rregullisht objektivat e tyre, detajet e plota të financave, burimet e financimit dhe personelin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet gjithashtu do të lejonin bllokimin e jashtëligjshëm të faqeve të internetit që Kremlini i konsideron të padëshirueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett tha se “Zëri i Amerikës është, sipas ligjit, një organizatë lajmesh e pavarur, e paanshme dhe e bazuar në fakte”.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë dhe Radio Liria, Tom Kent, tha se ndryshe nga Sputnik dhe media të tjera ruse që veprojnë në SHBA, mediat amerikane që veprojnë në Rusi nuk kanë qasje në televizionin kabllor dhe në frekuencat e radios. VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?