Rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që nga viti 1945

“Faktet tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”,-thotë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson në një intervistë për BBC.

Për të gjitha shenjat janë se plani tashmë ka filluar. Johnson thekson se sipas informacioneve të inteligjencës britanike, Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kievin. “Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA do të ndalonin kompanitë ruse të tregtonin në paund dhe dollarë, një veprim që sipas tij do të “godiste shumë shumë” me ndikimin e tij.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

SHKARKO APP