Rusia proteston për “vjedhje” të flamujve, SHBA i kundërshton akuzat

Rusia ka protestuar mbrëmë te Shtetet e Bashkuara për, siç pretendon Moska, “vjedhjen” e flamujve nga konsullata e zbrazur në San Francisko, ndërsa kjo akuzë është kundërshtuar menjëherë nga Departamenti amerikan i shtetit.

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka shkruar në rrjetin Twitter në gjuhën ruse se flamujt ishin “vjedhur” nga ndërtesa dhe ka vlerësuar se kjo ishte “ngjarja e fundit e turpshme” në serinë e ndëshkimeve reciproke diplomatike ndërmjet dy shteteve gjatë këtij viti.

“Ne kërkojmë që autoritetet amerikane t’i kthejnë simbolet tona shtetërore”, theksohet në postim.
Departamenti amerikan i shtetit i ka hedhur poshtë pohimet se flamujt janë vjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Flamujt në ish-kapacitetet konsullare ruse në San Francisko me respekt janë ulur dhe janë depozituar me kujdes brenda secilës ndërtesë”, ka shkruar në imejlat e Departamentit amerikan të shtetit dërguar gazetarëve, raporton rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?