Rusia shkatërroi sot armët e fundit kimike, Putin: Drejt një bote të sigurtë
“Sot, municioni i fundit kimik rus është shkatërruar”, ka deklaruar sot presidenti i Rusisë Vladimir Putin, duke i bërë thirrje SHBA-ve të përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare.
Shefi i Kremlinit e cilësoi këtë si “hapin historik drejt një bote moderne, më të balancuar dhe më të sigurte”. Putin tha se Uashingtoni e ka shtyrë këtë proces tri herë “me pretekstin se ka mungesë të buxhetit, që sinqerisht duket shumë e çuditshme”.
Administrata e SHBA-së nuk ka reaguar menjëherë pas akuzave të presidentit rus, Vladimir Putin. Akti i shkatërrimit të armëve të fundit kimike është përshëndetur edhe nga udhëheqësi i Mbikëqyrjes Ndërkombëtare të armëve kimike.
KOHA JONË SONDAZH

