Rusia shuan shpresat për paqe: Armiku duhet të vijë duke u zvarritur dhe të kërkojë mëshirë

Paqja duket e largët. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, siguroi se Moska nuk ka nevojë të dialogojë për paqen me Ukrainën për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

“Nuk kemi nevojë për dialog. Armiku duhet të vijë duke u zvarritur në gjunjë, duke u lutur për mëshirë”, u shpreh zyrtari i lartë rus. Ish-presidenti theksoi se çdo propozim paqeje mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse kihet parasysh se Ukraina nuk ekzistonte si vend para vitit 1991, “ajo është një copëz e Perandorisë Ruse”.

Rusia ka përsëritur vazhdimisht se nuk është kundër dialogut me Ukrainën për t’i dhënë fund konfliktit, por akuzon Kievin se nuk është i gatshëm për dialog.

Ukraina kërkon si kusht për fillimin e negociatave tërheqjen e trupave ruse në kufijtë e vitit 1991, që do të përfshinte gadishullin e aneksuar të Krimesë, lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës dhe dëmshpërblime të konsiderueshme, diçka që Rusia e konsideron të papranueshme.

SHKARKO APP