Rusia tregon forcën, Putin premton armë hipersonike

Presidenti Vladimir Putin, bëri se Marinës ruse do t’i shtohen edhe 40 anije të reja gjatë këtij viti, pasi mori pjesë në paradën ushtarake të zhvilluar këtë të diel në Shën Petersburg. Në këtë paradë morën pjesë 200 anije dhe mbi 4 mijë trupa ushtarake, duke demonstruar fuqinë në rritje të Marinës së Rusisë..

“40 anije të llojeve të ndryshme do të shtohen gjatë vitit, ndërsa Marina ruse do të pajiset edhe me armë hipersonike për të forcuar aftësinë e saj luftarake”, tha ndër të tjera Putin.

Që pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe tensioneve në rritje me Perëndimin, “Daily Mail” shkruan se Kremlini e ka përparësi kryesore modernizimin e ushtrisë. Parada të ngjashme, në ditën e Marinës, u zhvilluan këtë të diel edhe në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

SHKARKO APP