Rusia u thotë nënshtetasve të vet të largohen nga Koreja e Veriut

Qindra rusë thuhet se janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre afër kufirit të Rusisë me Korenë e Veriut, në vijim të testit të fundit të raketave.

Rreth 1,500 rusëve, iu kërkua nga Ministria Emergjencave e vendit që të lënë zonën rreth kufirit 24-milje, përgjatë lumit Tumen.

Urdhëri erdhi pas lëshimit provokues nga ana e Penianit, e një rakete balistike të aftë për mbushje bërthamore, mbi ishullin Hokkaido të Japonisë, në fillim të kësaj jave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte lëshimi i 13-tëi kryer nga shteti komunist për këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet ruse dhanë një urdhër me gojë që banorët të largoheshin nga kufiri, sipas Mail Online, që ka cituar burimet e lidhura me mediat e Kremlinit.

Lëshimi i raketave nxiti zemërimin e Japonisë dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa Koreja e Jugut dhe SHBA kryen sulme testuese në një shfaqje force.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, më pas ka shkruar në Tuiter: “Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Korenë e Veriut dhe i kanë paguar para zhvatjeje, për 25 vjet. Përgjigja nuk është të folurit!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?