Rusia: Ukraina të njoh Krimenë si territor rus dhe pavarësinë e rajoneve separatiste
Një nga kushtet e Rusisë që ti japë fund luftës, është që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të njohë Krimenë si territor rus. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka komentuar gatishmërinë e Zelensky-t për të diskutuar për statusin e gadishullit të aneksuar që në vitin 2014. ”Pozicioni ynë është i qartë, Krimea është krahinë ruse dhe duhet të njihet de facto dhe de jure”.
Nga ana tjetër, au shtoi se edhe dy rajonet separatiste që kanë shpallur Republika Popullore në Luhansk dhe Donetsk duhet të nisen si të pavarura.
“Janë shtete sovrane dhe të pavarura dhe janë njohur nga Federata Ruse. Duhet të njihen gjithashtu de facot dhe de jure nga Ukraina”.