Rusia vazhdon stërvitjen ushtarake, shënohet incidenti i parë i “Zapad 2017”

Një ueb faqe ruse ka postuar përplasjen e një rakete afër dy personave që po ndiqnin manovrat e përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, “Zapad 2017”.

Ende është e paqartë se kur ka ndodhur incidenti dhe a ka pasur lëndime të rënda.

Sipas faqes së internetit ku është postuar videoja, “99.ru”, pamjet vijnë nga qyteti rus, Yekaterinburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video shihet një person duke ecur, dhe një raketë e lëshuar nga helikopteri që godet një kamion ushtarak vetëm disa metra larg personit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria ruse e Mbrojtjes, por mediat shtetërore dhe të pavarura ruse, kanë cituar shtypin e Qarkut Ushtarak Perëndimor të Rusisë, ku është thënë se video nuk përbën ndonjë aksident aktual.

“Fontanka.ru”, duke cituar burime të paidentifikuara, ka raportuar se tri raketa janë hedhur në zonën ku civilët dhe makinat ushtarake ishin të parkuara.

Sipas raportit një person kishte marrë ndihmë mjekësore.

Manovrat “Zapad 2017”, të Rusisë dhe Bjellorusisë nxitë pakënaqësi tek NATO, rreth përmasave të këtyre stërvitjeve

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?