Rusia vendosi veto ndaj rezolutës për sulmin kimik në Siri

SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca me këtë propozim rezolutë kërkuan zbatimin e hetimit lidhur me sulmin me armë kimike në Khan Shaykhun, më 4 prill

Rusia ka vendosur veto ndaj miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilën e propozuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca lidhur me sulmin e paradokohshëm me armë kimike në rajonin Khan Shaykhun, jo larg qytetit sirian Idlib.

SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca me këtë propozim rezolutë kërkuan zbatimin e hetimit lidhur me sulmin me armë kimike në Khan Shaykhun, më 4 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë propozim kërkohej marrja e informacionit nga regjimi i Asadit lidhur me sulmet ajrore të kryera në këtë datë, por edhe marrjen e lejes për hetim mbi bazat e pretenduara ushtarake që lidhen me sulmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në propozim rezolutën është dënuar sulmi me armë kimike. Në votimin e KS-OKB-së kundër rezolutës u shpreh edhe Bolivia, anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Dhjetë vende mbështetën propozim rezolutën ndërsa Kina, Etiopia dhe Kazakistani ishin të përmbajtura.

Rikujtojmë se gjatë sulmit të tmerrshëm me armë kimike të kryer në Khan Shaykhun, në Idlib të Sirisë humbën jetën rreth 100 civilë, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 500 persona kanë ndier pasojat e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?