Rutte: Putin duhet ta marrë seriozisht paralajmërimin e Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të marrë seriozisht paralajmërimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se situata kërkon veprime urgjente.
Deklarata e Rutte vjen pas ultimatumit të Trump, i cili dha një afat prej 50 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje, në të kundërtën paralajmëroi vendosjen e tarifave dytësore prej 100% ndaj Rusisë.
“Nëse do të isha në vendin e Putinit, do t’i kisha marrë negociatat shumë më seriozisht sesa tani,” u shpreh Rutte, duke i dhënë peshë paralajmërimit të Trump.
Ndërkohë, shefi i NATO-s njoftoi se vendet europiane do të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, përmes furnizimit me armë të avancuara, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa dhe municione.
Në këtë nismë janë përfshirë Gjermania, Finlanda, Kanadaja, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka, të cilat do të angazhohen aktivisht në përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës.
“Shpejtësia është thelbësore në këtë fazë,” theksoi Rutte, duke thelbësuar domosdoshmërinë e një reagimi të menjëhershëm për të përballuar agresionin rus dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

