Sa milionë dollarë përfiton Melania në rast divorci nga Donald Trump

Pasi presidenti aktual Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale, në rrjet po qarkullojnë fjalë se ai mund të humbasë dhe gruan e tij, Melaninë.

Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana thuhet se mori 14 milionë dollarë dhe disa prona të patundshme, pas divorcit nga presidenti ende në detyrë i Amerikës.

Ivana, nëna e tre fëmijëve të tij, veç 14 milionë dollarëve, mori edhe një rezidencë në Greenëich, Connecticut, një apartament në Trump Plaza dhe përdorimin e rezidencës Mar-a-Lago në Florida për një muaj, nga viti kur çifti përfundoi divorcin e tyre në 1992.

Mirëpo, ekspertët thonë se Melania Trump mund të marrë shumë e shumë më tepër. Sipas “The Sun”, në rast divorci Melania përfiton plot 50 milionë dollarë.

Duke qenë se ajo do të ketë dhe kujdestarinë e djalit të saj 14-vjeçar do të ketë gjithashtu një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për Barron. Ish-modelja me origjinë sllovene dhe Trump janë të martuar prej 15 vitesh.

SHKARKO APP