Sa viktima shkaktuan tërmetet në Turqi? Dalin shifrat zyrtare
Turqia ka bërë me dije numrin zyrtar të personave që humbën jetën si pasojë e tërmeteve shkatërrimtare që konsiderohet si ndër më të rëndat në 100 vitet e fundit.
Numri zyrtar i viktimave si pasojë e lëkundjeve sizmike është 50 782, teksa të lënduarit janë me mijëra. “Mes tyre ishin rreth 7 300 shtetas të huaj”, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu për transmetuesin “CNN Türk”.
Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, vend ky që ende nuk ka një bilanc zyrtar të fataliteteve, kjo dhe për shkak të fraksioneve që kontrollojnë territore të caktuara.