Sa zgjat imuniteti ndaj Covid-19
Shpesh njerëzit që e kanë kaluar Covid-19 apo ata që kanë marrë vaksinën kundër saj, pyesin veten se për sa kohë zgjat imuniteti ndaj virusit. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti thotë se duhen vite apo edhe dekada që imuniteti ndaj virusit të zhduket.
Një përfundim të tillë, mjeku e bazon tek studimet e fundit, të publikuara në revistën “Nature”.
“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , përfshinë përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi. Riinfektimet edhe nëse ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta.
Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent. Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë.”-u shpreh ai për Abc News.
Pra, nëse dikush e ka kaluar Covid-19 duhet apo jo ta kryejë vaksinën?
“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh.”