Saharaja “arrin” në Europë, pritet të sjellë shiun e ‘kuq’
Erërat që do vijnë nga jugu gjatë ditëve në vijim, pritet të sjellin në Europë sasi të mëdha të rërës nga shkretëtira e Saharës . Rëra dhe pluhuri pritet që të arrijë edhe në vendin tonë më 8 janar, dhe kjo do të vazhdojë për disa ditë. Erërat e ngrohta sjellin në Europë rërën afrikane çdo vit, vetëm se ndonjëherë sasia është më e madhe.
Këtë vit, këto erëra do të arrijnë deri në Angli, duke përfshirë pjesën më të madhe të Europës. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para 2 vitesh. Përveç rërës, stuhia dhe erërat pritet të sjellin edhe ajrin e ngrohtë, por edhe shiun apo borën ‘e kuqe’.

Shiu apo bora e kuqe është fenomen që ndodh kur reshjet përzihen me pluhurin apo rërën dhe marrin ngjyrë të kuqërremtë.
Rëra e pluhuri zakonisht vjen nga shkretëtirat, pasi erërat e ngrohta e mbartin atë me qindra e mijëra kilometra nëpër atmosferë, ndërsa bie në tokë kur bashkohet me reshjet.
Shiu i kuq është hasur me mijëra vjet më parë, ndërsa për të mund të lexohet edhe në Iliadën e Homerit.
KOHA JONË SONDAZH

