“Salloni i luksit”/ Miliona euro dëm shtetit, 8 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Operacioni i Guardia Di Finanza në Treviso, i koduar “Salloni i Luksit”, ka shkatërruar një grup kriminal me bazë në Itali me akuzën e mashtrimit fiskal në dëm të shtetit italian.

8 persona janë vënë nën arrest me burg  2 janë shqiptarë, 1 italian e 5 rumunë.

Nën dokumentacione të falsifikuar si fatura e akte noterimi evitonin  pagesën e taksën e regjistrimit të automjeteve lluksoze në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky grup kriminal kishte në  zotërim një shoqëri për shitblerje makinash të përdorura me bazë në Treviso. Automjetet bleheshin në Gjermani, Francë, Spanjë e Belgjikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Afera mashtruese kap vlerën e 8.5 milionë euro e 1.5 milione prej tyre në dëm të shtetit.

Hetimet kanë verifikuar 161 shiblerje makinash me vlerë 8.5 milionë euro, ndërsa të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale me vlerë gjysëm milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?