Samiti i G20, protesta të përgjakshme në Hamburg
Demonstrata të shumta u zhvilluan në hyrje të ndërtesës ku po mbahet Samiti i G20 në Hamburg të Gjermanisë.
Demonstruesit me pankarta “Mirësevini në Ferr”, u përplasën dhunshëm me forcat e policisë në rrugët e qytetit gjerman.
Marshimi filloi relativisht i qetë, ndërsa aktivistët marshuan nëpër rrugë duke mbajtur slogane dhe parulla.
Nuk është e qartë se çfarë ndodhi më pas që çoi konfrontime midis protestuesve dhe policisë, por janë dëgjuar disa zhurma të forta të ndjekura me hedhje shishesh në drejtim të policisë, çka solli më pas trazira.
Policia përdori spraj me piper kundër protestuesve. Disa persona janë plagosur pasi në shesh u panë fytyra të përgjakshme duke u larguar nga policia.
Pompa uji u përdorën gjithashtu kundër tyre. Pamjet nga skena në një moment treguan kolona tymi të gjelbër dhe portokall që ngrihen mbi turmën.
KOHA JONË SONDAZH

