Samiti i Triestes, konfirmohet prania e liderëve të vendeve anëtare në BE
Pak ditë nga nisja e punimeve të Samitit Europian të vendeve të Ballkanit Lindor në Trieste, në sheshin “Unità d’Italia” punohet dhe natën për të përfunduar ngritjen e podiumit ceremonial i cili do të pres krerët më të lartë të shteteve e të qeverive të 6 vendeve Ballkanike ende jo aderente në BE, Shqipëria, Kosova, Malit i Zi, Maqedonia, Serbia e Bosnje-Hercegovina.
Në konferencën e shtypit të prezantimit të këtij eventi Prefektja e qytetit të Triestes Annapaola Porzio së bashku me komandantin e Policisë Leonardo La Vigna e Kryetarin e Bashkisë Roberto Dipiazza informuan se kanë konfirmuar deri më tani pjesëmarrjen e tyre në këtë samit Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Mekel, Kryeministri italian Paolo Gentiloni , Komisioneri europian për negociatat e zgjerimit të BE Johannes Hahn, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini e Komisionerja europiane për transportin Violeta Bulc.
Do të jenë rreth 1000 forca të rendit që më 11 e 12 korrik do të garantojnë masat e sigurisë së lartë në territorin përreth sheshit “Unità d’Italia” ku ndodhen dhe 3 selitë e mbajtjes së punimeve të këtij Samiti.
Gjatë Samitit të Triestes do të inaugurohet Dhoma Tregtare e Ballkanit Lindor me seli në dhomën e tregtisë së Triestes si dhe do të mbahet Forumi i Biznesit me praninë e përfaqësuesve të sipërmarrjeve të vogla e të mesme të vendeve ballkanike e europiane si dhe Forumi i Shoqërisë Civile ku do të merren në diskutim tema të lidhura me energjinë, klimën e zhvillimin.
KOHA JONË SONDAZH

