Samiti i Zagrebit, Michel: BE qëndron krah për krah me vendet e Ballkanit Perëndimor
Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.
Presidenti i Këshillt Evropian Charles Michel ka deklaruar se BE qëndron krah për krah me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter, Michel tha se Samiti i Zagrebit do të përqendrohet në 3 çështje kryesore:
-Trajtimi i pandemisë Covid-19
-Konfirmimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor
-Përkushtimi për vlerat dhe reformat e BE-së.