Samiti në Bruksel, Greqia “bllokon” draftin e parë lidhur me krizën e Mesdheut lindor

Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel me nisjen e një samiti dyditor që ka në qendër dy kriza madhore në rajon: trazirat në Bjellorusi dhe tensionet në Mesdheun lindor.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se në tryezë ekziston tashmë një draft, i cili raportohet se pala greke nuk e ka pranuar.

Kjo pasi thuhet se formalitetet janë të përgjithshme dhe se nuk përfaqësojnë palën greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, drafti thekson se: “Bashkimi Evropian është i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të siguruar harmoninë në rajon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mënyrë që procesi të vazhdojë, pala greke ka sqaruar Zyrtarët Evropianë se do të duhet të bëhen shumë ndryshime që Athina ta pranojë atë.

Në të njëjtën kohë, Presidenti i Turqisë raportohet se vijon me retorikën provokuese, me palën Greke që këmbëngul se nuk do të lëshojë pe sa i përket Mesdheut Lindor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?