Sanders kundër Trump: Ja pse sulmi i Amerikës në Siri është një shfaqje horror
Demokratët dhe republikanët e kanë quajtur këtë veprim si “të gabuar” mëngjesin e së dielës, në një emision politik.
Mes tyre, Bernie Sanders e ka quajtur “shfaqje horror” sulmin dhe kaosin me raketa në Siri, shkruan The Independent.
“Kjo është një shfaqje horror”, tha senatori i Vermontit, Bernie Sanders.
“Po, ne duhet ta heqim qafe Assadin, por nuk mund ta bëjmë këtë njëanshëm. Unë nuk besoj që presidenti ka autoritet që të lëshojë raketa. Të arrijmë pak konsistencë nga ky president. Ta përfshijmë kongresin në këtë debat”, shtoi Sanders.
KOHA JONË SONDAZH

