Santa në Finlandë, aty ku marketingu triumfon mbi gjeografinë
Ky është fshati i Santa Klausit, vendi ku thuhet se jeton babagjyshi aq i dashur për fëmijët. Por në fakt bëhet fjalë vetëm për një park argëtimi në qytetin finlandez të Rovaniemit, që prej vitesh ia del me sukses të reklamohet si baza e vetme e Santa Klausit të vërtetë, aq sa qyteti tashmë ka marrë emrin “Vendlindja Zyrtare e Babagjyshit”.
Suksesi i këtij vendi konfirmohet nga vizitorët e shumtë: janë mëse 20 linja ajrore që çdo ditë ulen në rajonin e Lapland, ku edhe ndodhet fshati i babagjyshit. Në këtë rikrijim bindës të Polit të Veriut, fëmijë të magjepsur mund të gjejnë këtu çdo gjë, duke filluar nga slitat e tërhequra me drerë, elfët ndihmës të babagjyshit, dhe zyrën postare të Santa Klausit që çdo vit merr gjysmë milionë letra drejtuar babagjyshit.
Sipas zyrtarëve, rritja e turizmit në qytet është 25% dhe madje kapaciteti strehues është rritur me 1.000 shtretër për të përballuar fluksin e këtij sezoni. Por pavarësisht nivelit të komercializimit të zonës, ku vetëm një foto me babagjyshin kushton plot 50 euro, duket se asgjë nuk mund ta shuajë magjinë e Krishtlindjeve nga sytë e fëmijëve.



KOHA JONË SONDAZH

