Sapo ishte bërë nënë, humb jetën nga koronavirusi 27-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se viktima e fundit është një 27-vjeçare që sapo kishte sjellë në jetë fëmijën.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 46 raste të reja me koronavirus. Kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve në Maqedoni tani është 663 persona.

Sipas qyteteve rastet e reja janë 12 në Shkup, 13 në Kumanovë, 8 në Prilep, 1 në Tetovë, 2 në Strugë, 8 në Veles, 1 në Koçnai dhe 1 në Probishtip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditë së djeshme janë bërë 341 testime ndërsa që nga fillimi deri tani janë bërë 6.571 testime për koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonat më të prekura janë:

Shkup – 273 Kumanovë – 143 Dibër – 49 Shtip – 20 Prilep – 46 Tetovë – 30 Strugë – 30 Veles – 18 Manastir – 8

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?