Sasia më e madhe e kapur në historinë e vendit/ Sekuestrohen 5 ton kokainë në Kosta Rika, destinacion Holandën

Policia e Kosta Rikës ka sekuestruar dje sasinë më të madhe të drogës në hostorinë e vendit, pasi zbuloi 5 ton kokainë. Mediat e huaja raportojnë se droga kishte si destinacion Holandën.

Ministri i Brendshëm Michael Soto Rojas pohoi se droga u fsheh në një ngarkesë me lule zbukuruese në portin e Limonit, i cili ishte destinuar për Roterdamin.

Ndërkohë, në pranga ka rënë një person, 46-vjeçar Costa Rican, i cili dyshohet të jetë pjesë e trafikut të drogës. Kokaina ishte vendosur në 202 valixhe që përmbanin gjithsej 5048 pako kokainë ku peshonin rreth një kg secila.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?