Sauditet mund të shohin ndeshje futbolli

Gratë në Arabinë Saudite do të lejohen këtë muaj të marrin pjesë për herë të parë në ndeshjet e futbollit në mbretërinë konservatore, njoftuan dje autoritetet. “Tifozet do të hyjnë në stadiumet e mëdha sportive të mbretërisë për të marrë pjesë në tre ndeshje futbolli në Ligën Profesionale Saudite”, sipas një deklarate të Qendrës për Komunikim Ndërkombëtar e drejtuar nga qeveria. “Tre ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen të premten, të shtunën dhe më 18 janar”, sipas deklaratës. Në tetor, Autoriteti i Përgjithshëm i Sporteve Saudite, një agjenci shtetërore njoftoi në fillim të vitit 2018 se tre stadiumet e frekuentuara deri më tani nga burrat do të planifikohen edhe për familjarët me vende të posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?