“Save the Children”: 350 mln fëmijë në zonat e konfliktit

Numri i fëmijëve që jetojnë në zonat e konfliktit, sipas “Save the Children” ka arritur në 350 milionë. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 75 për qind, krahasuar me fillimin e viteve ’90.

Më shumë se gjysma e këtyre fëmijëve, 165 milionë jetojnë në vende me konflikte të egra. Sipas “Save the Children”, shkak i rritjes së numrit është pjesërisht edhe fakti që në ditët e sotme po shihen gjithnjë e më shumë konflikte, e ato po zgjasin gjithmonë e më shumë.

Për më tepër, konfliktet nuk po i kursejnë zonat e populluara. Konfliktet në Siri, Jemen dhe Irak janë zhvilluar në qytete e fshatra, ku jetojnë shumë fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për “Save the Children”, tri vendet më të këqija për të qenë një fëmijë janë Siria, Afganistani dhe Somalia. Pas këtyre vendeve renditen Jemeni, Nigeria, Sudani Jugor, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?