“Schengen vdes, bllokohet lëvizja e lirë”, Brukseli ”kërcënohet” nga…

Brukseli sot u vendos në një përplasje me Francën dhe Gjermaninë, lidhur me kushtet në të cilat shtetet anëtare të BE-së mund të ri-vendosin për kontrolle të jashtëzakonshme kufitare brenda zonës Schenge. Komisioneri i migracionit, Dimitris Avramopulos, dha një mesazh të frikshëm. “Nëse Shengen vdes, kam frikë se do të jetë fillimi i fundit i Europës”.

Ai bëri vërejtjet pasi Komisioni i BE-së paraqiti propozime që do të kufizojnë aftësinë e shteteve anëtare për të imponuar kontrolle shtesë të sigurisë në kufirin e tyre në mes të asaj që ai e quajti “abuzim” të rregullave aktuale.

Aktualisht Franca, Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, kanë kontrolle të përkohshme në kufijtë e tyre, mandat ligjor që skadon në nëntor. Brukseli ka insistuar në mënyrë të përsëritur se dëshiron të shoh një kthim në zonën Schenge, siç ishte para krizës së emigrantëve dhe sot paraqiti propozime të reja që do të kufizonin kontrolle të tilla në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën planet e eurokratëve, vendet do të lejohen të aplikojnë bazën ligjore për të përdorur kontrolle kufitare të përkohshme për një vit, me një shtyrje të mundshme dy vjeçare, në rast të një “kërcënimi për politikën e tyre publike ose sigurinë e brendshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Planet e Komisionit janë më kufizuese sesa ato të parashtruara nga pesë shtetet anëtare udhëheqëse, ku Franca dhe Gjermania, duan të vendosin kontrolle deri në katër vite.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Avramopoulos tha: “Nëse të gjitha thashethemet se Schengen është në rrezik, justifikohen se Schengen vdes, unë kam frikë se do të jetë fillimi i fundit i Europës. Asnjë kontroll kufitar i brendshëm në lidhje me rrjedhat nga Mesdheu Lindor nuk do të jetë i mundur pas nëntorit. Të gjitha shtetet anëtare kanë mundësinë për të rivendosur  kontrolle të brendshme kufitare për kërcënime të tjera ndaj politikës së tyre publike ose sigurisë së brendshme”. Sipas tij kjo qasje parandalon abuzimet dhe siguron se secili shtet luan sipas rregullave.

Zyrtari grek tha se ai priste që vendet anëtare të “reagonin pozitivisht” ndaj propozimeve të Komisionit, ku shtoi se ato ishin të dizajnuara për të adresuar “frikën reale” që politikanët nacionalë kanë për migracionin dhe sigurinë.

Ai gjithashtu i bëri jehonë thirrjes së Jean-Claude Juncker që Rumania dhe Bullgaria të bashkohen në zonën Schenge.

“Një Schengen më i fortë, do të thotë një Schengen i unifikuar. Ne i bëjmë thirrje Këshillit që të vendosë për Bullgarinë dhe Rumaninë, që të bashkohen me familjen Schenge. Kjo nuk është vetëm politikisht e drejtë, por është e nevojshme nga pikëpamja e sigurisë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?