Scholz mbështetësve të Hamasit në Gjermani: Do ndiqeni penalisht!

Ngjarja e grupit pro-palestinez të quajtur “Samidoun” i cili ka festuar në rrugët e Berlinit vrasjen e civilëve izraelit ka shkaktuar reagimin e ashpër të kancelarit Scholz këtë të ejnte në Bundestagun gjerman.

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë fjalës në parlament këtë të enjte, se kushdo që lavdëron Hamasin, fal vrasjen ose djeg flamujt izraelitë, do të përballet me ndjekje penale.

Ai tha se një grup pro-palestinez i quajtur Samidoun do të ndalohej të operonte në Gjermani. Scholz akuzoi anëtarët e këtij grupi se dolën në rrugët e Berlinit të shtunën për të festuar vrasjen e civilëve izraelitë duke shpërndarë ëmbëlsira për kalimtarët.

“Kjo është e kobshme, kjo është çnjerëzore,” i tha ai Bundestagut. “Ne nuk do të qëndrojmë pranë përballë urrejtjes dhe nxitjes. Ne nuk tolerojmë antisemitizmin”- deklaroi Scholz.

Scholz njoftoi gjithashtu ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Hamasit në Gjermani.

Kujtojmë se tashmë Hamas është klasifikuar si një grup terrorist në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Megjithëse Hamasi nuk ka asnjë organizatë zyrtare në Gjermani – kancelari tha se një ndalim do të përfshinte të gjitha shoqatat dhe aktivitetet në mbështetje të tij.

SHKARKO APP