Seanca konstituive e Kuvendit të Malit të Zi më 23 shtator
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajovç është shprehur se seanca konstituive e parlamentit të ri malazes do të zhvillohet me 23 shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Brajoviç pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësues të listës zgjedhore.
“Propozimi u pranua unanimisht, nuk duhet të presim për një kohë të gjatë … Zgjedhjet në Malin e Zi treguan se qytetarët u besojnë institucioneve,” është shprehur Brajoviç.
Ndër të tjera Brajoviç ka thënë sebesonte se parlamenti i ri do të vazhdoje në të njëjtën rrugë si i mëparshmi.