Sekreti i një martese të lumtur nga Joe dhe Jill Biden

Joe dhe Jill janë të martuar prej 43 vitesh, pavarësisht sfidave me të cilat i ka përballur jeta. Gjithçka nisi kur Joe e ftoi Jill-in për një takim në vitin 1975. 46 vite më vonë, sytë e tyre shkëlqejnë kur shohin njëri-tjetrin. Në një intervistë për “People”, Joe tregon se sekreti i martesës së tyre është komunikimi. Ata i ndajnë me njëri-tjetrin ëndrrat.

“Shumë thonë që martesa duhet të jetë 50 me 50, por unë them që ndonjëherë duhet të jetë 70 me 30. Sepse faleminderit Zotit, kur ndihem keq, ajo më sjell në vete dhe e njëjta gjë ndodh kur ajo ndihet keq”-tha Joe.

Çelësi i një martese të suksesshme është të ndash ëndrrat me njëri-tjetrin”-tha presidenti.

“Edhe pse kemi kaluar ulje, ngritje, tragjedi dhe humbje, ne besojmë tek shprehja që çfarë të vret të bën më të fortë”-tha Joe Biden.

SHKARKO APP