Seks me dhunë pas grabitjes në shtëpinë e rumunes, si e pësuan tre shqiptarët në Itali

Gjykata në Torino ka lënë në burg 3 shqiptarët të cilët akuzohen se kanë grabitur rreth 400 euro dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë rumune 25-vjecare e cila ka rrezikuar mbytjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Barca’ në Torino në gusht të vitit 2016, ku një vajzë rumune 25 vjeçe u grabit dhe u detyrua të kryente një raport seksual oral në banesën ku jetonte. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u arrestuan pas denoncimit të 25-vjecares.

Gjykata ka vendosur dje të dënojë me 4 vite e katër muaj burgim shqiptarin që detyroi vajzën të kryejë marrëdhënie seksuale, ndersa shqiptari tjetër i cili u fut në shtëpi me të parin dhe i treti që priti jashtë, u dënuan secili me 3 vite e katër muaj burgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

tytyh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?