Sekuestrohen 10 mijë maska në Itali, dyshohet se vinin nga Shqipëria

Dhjetë mijë maska janë sekuestruara në portin e Ankonës, Itali nga Guardia di Finanza, maska që dyshohet të jenë prodhuar në Shqipëri.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, maskat prej filtri pëlhure janë sekuestruar pasi nuk kishin etiketën e origjinës (nuk shkruhej askund që vinin nga Shqipëria).

Me një vlerë rreth 10 mijë e 250 euro maskat do të shiteshin kontrabandë duke mashtruar konsumatorët.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht, por dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi policia italiane.

SHKARKO APP