Sekuestrohen në port 24 milionë tableta drogë, fitimet do të financonin ISIS

Reparti i Antiterrorizmit dhe Antimafias italiane në rajonin e Rexhio Kalabrias ka sekuestruar në portin Gioia Taura rreth 24 milionë tableta “tramadol” e njohur si “droga e luftëtarit”. Kjo ngarkesë tabletash droge ishte nisur nga India duke tranzituar përmes portit kalabrez me destinacion final Libinë.

Tramadolo është një substancë opiumi sintetike e njohur për aftësinë e rritjes së rezistencës fizike. Përdoret mjaft në skenaret e luftës e njihet si “droga e luftëtarit”. Çdo tablet droge shitet 2 euro e kjo ngarkesë e sekuestruar do të sillte një përfitim mbi 50 milionë euro.

Hetimet investigative italiane në bashkëpunim me ato ndërkombëtare kanë verifikuar se trafiku i tabletave drogë administrohet drejtpërdrejtë nga ISIS. Vlera e përfituar nga shitja e tyre do të përdorej për të financuar aktivitetin terrorist të Shtetit Islamik kudo në botë e për të financuar grupe ekstremistësh operues në Libi, Siri e Irak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni i sekuestrimit të 24 milionë tableta drogë u bë i mundur falë bashkëpunimit me shërbimin federal antidrogë amerikan DEA. Drejtorinë e Përgjitshme antidrogë të Minsitrisë së Brendshme Italiane dhe Drejtorinë e përgjtishme të Policisë Financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?