Selanik: Sekuestrohen 23 kg heroinë “kral”, mes të arrestuarve 4 shqiptarë
Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane kanë goditur një rrjet të trafikut të heroinës Shqipëri-Greqi.
Mediat greke shkruajnë se janë sekuestruar 23 kg e 744 gram heroinë si dhe 414 gram kokaine gjatë operacionit të kontrollit të disa banesave në Selanik.
Ndërkohë në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe 3 shtetas grekë. Droga do të shpërndahej në Athinë dhe Selanik
Hetimet kanë zbuluar se organizata kishte një laborator droge dhe ishte përfshirë dhe në shpërndarjen e kokainës.
Heroina dyshohet se është importuar nga Shqipëria shkruan iefimerida.gr.