FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Selfie e turpit”, deputetët kritikohen për…

Një grup i ligjvënësve iranianë u janë nënshtruar kritikave të ashpra, për atë që duket se ishte dëshirë e madhe e tyre për të bërë fotografi selfie me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ishte për një vizitë të nivelit të lartë në Teheran.

Në fotografi është parë Mogherini e rrethuar nga ligjvënësit me telefona mobilë, të mbledhur aty për të bërë selfie me të, me ç’rast disa shihen duke lëvizur për të hyrë në kuadër, ndërsa të tjerët duke ia bërë me dorë Mogherinit Por, këto fotografi janë kritikuar në shtypin e Iranit dhe në mediat sociale.

Mogherini ishte në mesin e dhjetëra zyrtarëve të jashtëm të pranishëm në inaugurimin e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, në mandatin e tij të dytë presidencial, më 5 gusht. Rrjedhimisht, prania e kësaj politikaneje italiane nuk kaloi pa u shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?