Sëmundja fatale – Brazili përfshihet nga epidemia e etheve të verdha, 40 të vdekur
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha.
Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend që prej vitit 2000.
Deri tani janë konfirmuar shtatëdhjetë raste të prekusrish, përfshirë 40 vdekje.
Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais.Mbi 300 raste janë duke u hetuar.
Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje.
Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.
KOHA JONË SONDAZH

