Sëmundja misterioze që po vret dita-ditës koralet e detit
Koralet me ngjyra të mrekullueshme të kuqe, të verdha apo purpurta të barrierës mezoamerikane janë sëmurë, e janë kthyer në të bardha.
Shkencëtarët po kërkojnë dëshpërimisht të zbulojnë sëmundjen misterioze që është duke vrarë koralet në Karaibe. Brenda më shumë se një viti, në këtë zonë janë zhdukur mbi 30 përqind të koraleve nga një sëmundje që njihet shumë pak, e quajtur SCTLD, ose sëmundje me humbje të indit koral, që i bën ata të kalcifikohen, dhe më pas, të ngordhin.
Ekspertët paralajmërojnë se sëmundja mund të shkatërrojë një pjesë të madhe të Barrierës koralorë mezoamerikane, një hark i mrekullueshëm prej më shumë se 1.000 kilometrash me korale, i cili kalon nga Meksika, Belize, Guatemala dhe Honduras.
Sëmundja rrezikon të shkatërrojë edhe industrinë jetike të turizmit përreth shkëmbinj nënujore, e dyta më e madhe në botë pas barrierës së madhe koralore ne Australi. Ironia është se ekspertët mendojnë që një pjesë e problemit nga ana tjetër, mund të burojë pikërisht nga turizmi. Ata thonë së brenda disa javësh, kjo sëmundje mund të shkatërrojë korale të cilave i janë dashur dekada që të krijohen.