Sëmundja misterioze që prek fëmijët mbërrin në Serbi, konfirmohen dy rastet e para
Sindroma Kawasaki tashmë është shfaqur edhe të fëmijët në Serbi, kjo sëmundje e rrallë ka ndërlidhje me koronavirusin.
Sindroma Kawasaki, e cila u shfaq në vendet e Europës dhe Shtetet e Bashkuara në fëmijët që kishin koronavirus, gjithashtu është shfaqur për herë të parë edhe në Serbi, bëhet fjalë për dy raste deri me tani.
Por, kjo nuk duhet t’i shqetësoj prindërit sepse kjo sëmundje jashtëzakonisht e rrallë është e kurueshme nëse zbulohet në kohë.
“Në çdo rast, prindërit nuk duhet të shqetësohen, sepse edhe nëse ndodh ky çrregullim, është i shërueshëm nëse vërehet me kohë. Prindërit duhet të telefonojnë mjekun në momentin kur ata mendojnë se fëmija ka ethe pa e ditur arsyet për të, nëse ndodhin skuqje dhe ndryshime të tjera karakteristike të Kawasaki “, tha Ida Jovanovic, drejtuese e kardiologjisë në Klinikën Universitare të Fëmijëve.
Jovanoviç shton se arsyeja e shfaqjes së këtij sindroma nuk është imuniteti i dobësuar, por një reagim imunitar që është individual, dhe thotë se mund të ndodhë edhe tek fëmijët që janë plotësisht të shëndetshëm, dhe pasi tejkalojnë një infeksion, shfaqet ky fenomen.
Në Institutin për Nëna dhe Fëmijë, aktualisht ekzistojnë dy pacientë me sindromën Kawasaki të cilët po kurohen me sukses. Sipas dëshmisë së bashkëbiseduesit të Sputnik, të dy pacientët kishin koronavirus, d.m.th. testi ishte pozitiv në njërin dhe negativ i rremë në tjetrin, sepse u vendos prania e antitrupave. Të dy pacientët ishin më të vjetër se pesë vjet dhe kishin vetëm disa nga simptomat.