FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Senati bllokon Presidentin Trump të bëjë emërime gjatë gushtit

Senati ka bllokuar presidentin Donald Trump të bëjë emërime, ndërsa ligjvënësit ndodhen me pushime në muajin gusht.

Senatorët kanë rënë dakord të zbatojnë një masë proceduriale të njohur si “pro forma session”, një seri takimesh të shkurtra, që teknikisht e mbajnë Senatin në punë.

Ata e ndërmorën këtë veprim pas kritikave të kohëve të fundit të presidentit Trump ndaj prokurorit të përgjithshëm Jeff Sessions, që nxiti spekulimet se mund ta shkarkojë atë, ndërsa senatorët ndodhen me pushime, raporton VOA.

Zoti Trump është shprehur i pakënaqur me faktin që zoti Sessions hoqi dorë nga hetimi i Departamentit të Drejtësisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihmësit e zotit Sessions i kanë bërë të ditur Shtëpisë së Bardhë, se ai nuk ka ndërmend të largohet nga detyra e tij në Departamentin e Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?