Senatori amerikan: Propozimi i Erdogan, i tmerrshëm

Senatori amerikan, Xhejms Lankford ka reaguar menjëherë pas sugjerimeve të Presidentit turk, Rexhep Tajjip Erdogan se Turqia mund të lirojë pastorin amerikan të burgosur, Andreu Brunson, nëse SHBA-të i dorëzojnë Fethullah Gylen, klerikut mysliman që jeton në Pensilvani, duke e konsideruar si një veprim të tmerrshëm dhe që nuk do të merret seriozisht nga autoritetet amerikane.
Sipas senatorit Lankford, presidenti Erdogan përmes këtyre deklaratave ka pranuar se Turqia po mban peng pastorin amerikan Andreu Brunson, i cili është i pafajshëm, dhe këto autoritet turke po e bëjnëme shpresën se SHBA-të do të dorëzojnë klerikun mysliman që jeton në Pensilvani. “Sugjerimi i Presidentit Erdogan se SHBA-të duhet të bëjnë një shkëmbim të ngjashëm me shkëbimin e pengjeve, për të liruar një shtetas ameriakn të pafajshëm dhe që mbahet padrejtësisht nga autoritetet turke, është një sugjerim i tmerrshëm, i cili nuk do të merret seriozisht nga autoritetet amerikane. Turqia prej kohësh ka qenë një nga aleatët më të rëndësishëm të SHBA-ve, por që kohët e fundit ka zgjedhur të komplikojë dhe të dobësojë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera demokratike dhe të lira, përmes politikave gjithnjë e më autokratike”, thekson në deklaratën e tij sentori Lankford.
Turqia kërkon me ngulm ekstradimin e Fethullah Gylenit, klerikut mysliman që jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pavarësisht kërkesës zyrtare të autoriteteve turke, SHBA-të kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, nuk do të heshtin përballë padrejtësive të tilla, pasi këto taktika dëmtojnë dhe qytetarët amerikanë. “Shtetet e Bashkuara nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive, pasi këto taktika tiranike dëmtojnë dhe qytetarët amerikanë. Zyrtarët turq përgjegjës për mbajtjen në burg padrejtësisht tëDr. Adreu Brunson, ose të cilitdo shtetas amerikan, do t’u mohohet privilegji i hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi Lankford.
Në dhjetor, sentori Lankford vizitoi Turqinë dhe zhvilloi takime zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë, për të avokuar për lirimin e Dr. Andreu Brunson, i cili mbahet në burg që nga tetori 2016. Raporti për Liritë Fetare në Botë për vitin 2017, e rendit Turqinë në vendin e 2-të, si një vend me probleme të theksuara për lirinë fetare, që do të thotë “në kategorinë e shteteve, ku shkeljet ose tolerimi i tyre nga qeveria janëserioze dhe karakterizohen nga shkelje sistematike dhe në vazhdimësi të të paktën një prej elementëve kryesore të lirive fetare”.
Lankford ka reaguar gjithashtu dhe për burgosjet e padrejta të shtetasve amerikanë në disa vende të botës, si ajo e reporterittë Uashington Post, Jason Rezaian (Iran), Aijalon Gomes (Korenë e Veriut), Saeed Abedini (Iran), Dr. Adreu Brunson (Turqi) dhe shumë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?