Senatori pëlqen një video pornografike, ironi në rrjet (VIDEO)

Sanatori i Texasit në SHBA, Ted Cruz, njëkohësisht një nga kandidatët për president brenda Partisë Republikane, i ka dhënë pëlqimin e tij një videoje pornografike të publikuar në rrjetin social Twitter.

Si për ironi të fatit, senatori republikan po shihte video pornografike në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përkujtonin sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Në rrjet shpërtheu ironia. Me mijëra postime në Twitter vunë në loje babain e dy fëmijëve dhe një nga figurat e rëndësishme të Partisë Republikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga përdoruesit e Twitterit shprehet se ky ishte momenti i parë i lumtur në politikën amerikane që pas fitores se Trumpit si president.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerët po presin reagimin e zyrës së senatorit. Postimi u shfaq në faqen personale të republikanit dhe pas pak kohë u fshi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0Gm9Gzf7q2k” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?